image Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident që ka ndodhur mes dy automjeteve në Lipjan.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person. Kurse aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/