image Aksident në fshatin Siboc të Podujevës, shkaktohen kolona të gjata (Video)

Siguri

Aksident në fshatin Siboc të Podujevës, shkaktohen kolona të gjata (Video)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Siboc, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, shihet se në vendngjarje kanë dalë ekipet policore.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Podujevës.

E për këtë aksident ka dhënë detaje zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ajo tha për Sinjalin se në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe një person ka mbetur i lënduar.

Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/