image Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në qytetin e Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Sinjalin, se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/