image Aksident trafiku në Gjilan, një person i lënduar (FOTO)

Siguri

Aksident trafiku në Gjilan, një person i lënduar (FOTO)

news image

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku në Komoran, ndërsa para pak minutave ka ndodhur edhe një aksident tjetër. Kësaj here bëhet fjalë për qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur në qendrën e këtij qyteti, ndërsa siç mëson Sinjali nga ky aksident ka pësuar lëndime një person, i cili ka pranuar ndihmë mjekësore përmes ambulancës.

Sinjali ka siguruar edhe pamje të aksidentit, ku shihet se njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Gjilanit dhe është në pritje të konfirmimit dhe detajeve në lidhje me aksidentin.

/GazetaSinjali/