image Policia jep detaje për aksidentin ku janë përfshirë katër automjete

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin ku janë përfshirë katër automjete

news image

Gazeta Sinjali raportoi më parë dhe publokoi pamje të një aksidenti ku katër vetura ishin të përfshira.

E për këtë rast, për Sinjalin kanë dhënë detaje nga policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë, Bajram Krasniqi, asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Korroticë). Njësitet policore për kontrollin e autostradës, kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty lajmërojnë se në aksident janë përfshirë katër automjete. Deri në këtë moment asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, kanë thënë nga policia për Sinjalin.

GazetaSinjali/