image Aksident afër Komoranit, katër automjete të përfshira (VIDEO)

Siguri

Aksident afër Komoranit, katër automjete të përfshira (VIDEO)

news image

Para pak minutave, në fshatin Korroticë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të aksidentit në adresë të Sinjalit, ku shihet se automjetet janë përplasur mes vete.

Sipas sinjalizuesit, në vendngjarje ende nuk ka arritur policia dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për këtë rast.

/GazetaSinjali/