image Policia jep detaje për aksidentin në “Kodrën e Trimave”, lëndime ka pësuar personi në karrocë invalidi

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për aksidentin në “Kodrën e Trimave”, lëndime ka pësuar personi në karrocë invalidi

news image

Në aksidentin e ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, mes veturës dhe karrocës së invalidit të drejtuar nga një person, lëndime trupore ka pësuar ky i fundit, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë ndërsa vozitësi i veturës aktualisht po intervistohet nga policia, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:45 në rrugën “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një personi me aftësi të kufizuara i cili ka qenë në karrocë. Personi në karrocë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në qendrën emergjente, ndërsa vozitësi i veturës po intervistohet nga policia”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Pamje nga vendi i ngjarjes, dërguar nga sinjalizuesit. /Gazeta Sinjali/