image Aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë - FOTO

Siguri

Aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë – FOTO

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës, ku janë përfshirë tri automjete, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç shihet në fotografitë e dërguara nga një sinjalizues, dy veturat “Audi A3” dhe “Golf” kanë qenë të parkuara, ndërsa vetura e tjetër i ka goditur ato.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë detaje, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/