Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes një kamioni dhe një veture, në Autostradën Vërmicë – Gjurgjicë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga vozitësi i veturës, i cili duke mos ruajtur distancën, ka goditur rimorkion e kamionit.
“Më datën 21.9.2021 në orët e vona në Autostradën Vërmicë-Gjurgjicë në km-59 është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur kur vozitësi i veturës ‘Audi’, si pasojë e mosmbajtjes së distancës ka goditur rimorkion e kamionit nga prapa, me ç’rast vozitësi ka pësuar lëndime trupore”, tha Hoxha.
Zëdhënësi i policisë tha se i lënduari, sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, Njësitet kompetente janë duke u marrë me rastin./Gazeta Sinjali/