Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, mes një autoambulance dhe automjeti të zjarrfikësve, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti përveç shoferit të autoambulancës, është lënduar edhe një pasagjer që ka qenë në këtë automjet.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur derisa automjetet kanë qenë në lëvizje e sipërme, në një kryqëzim në rrugët e qytetit të Gjilanit. Në momentin kritik, dy automjetet janë përfshirë në aksident, d.m.th. autoambulanca dhe automjeti i zjarrfikësve. Vozitësi i autoambulancës ka qenë me dritë emergjent duke vozitë. Ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i autoambulancës dhe një pasagjer. Të njëjtit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi”, tha Hashani./Gazeta Sinjali/