Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 17 e 30, kanë qenë të përfshira tri automjete.
Katër personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor” ka thënë ajo.
Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Sinjali/