Policia e Kosovës është duke inspektuar në zonën përreth QKUK-së për të parë nëse po respektohen masat kundër COVID-19.
Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Prishtinës të cilët kanë thënë se po punojnë bashkërisht me të gjitha subjektet që të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.
“Qëllimi jonë nuk është ndëshkimi, por parandalimi i përhapjes së virusit. E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet në përgjigjen e tyre.