image Policia identifikon shoferin që shkaktoi aksident gjatë vozitjes në anën e kundërt të rrugës

Siguri

Policia identifikon shoferin që shkaktoi aksident gjatë vozitjes në anën e kundërt të rrugës

news image

Një person sot gjatë ditës ka vozitur në anën e kundërt të rrugës nacionale Prishtinë – Ferizaj, duke shkaktuar aksident trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se kanë arritur ta identifikojnë shoferin dhe të merren masa.

“Referuar aksidentit të ndodhur në rrugën nacionale Prishtine – Ferizaj në fshatinë Llapllasell, me ç’rast vozitësi i vetures Golf II kishte vozitur në anën e kundërt dhe kishte shkaktuar aksident trafiku, njësia rajonale e trafikut  ka identifikuar vozitësin e veturës dhe rastin e ka trajtuar konform dispozitave të kodit rrugor”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/