image Policia i mbylli 44 lokale masazhi në Kosovë

Siguri

Policia i mbylli 44 lokale masazhi në Kosovë

news image

Policia e Kosovës dhe inspektorët kanë kontrolluar 53 lokale masazhi, ku ka mbyllur 44 sosh, derisa kanë kontrolluar 145 persona.

Policia njofton se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.

Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare:

/GazetaSinjali/