image Policia i interviston dhe merr vendim për personat që e sulmuan me vezë Avdullah Hotin

Kosovë

Siguri/ Policia i interviston dhe merr vendim për personat që e sulmuan me vezë Avdullah Hotin

news image

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit, ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ishte sulmuar me vezë të shtunën në qendër të Prishtinës.

Në lidhje me sulmin ndaj Hotit kanë reaguar liderë politikë si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett./Gazeta Sinjali/