image Policia i gjen shufër metalike e substanca narkotike 20-vjeçarit në Prishtinë

Siguri

Policia i gjen shufër metalike e substanca narkotike 20-vjeçarit në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka kapur dje një 20-vjeçar me armë e substanca narkotike, derisa po patrullonin në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, të riut E.P., që u ndalua për verifikim dhe kontroll për gjësende të kundërligjshme, zyrtarët policorë i gjetën në rroba një shufër metalike.

Përveç armës, gjatë kontrollit te i dyshuari, njësiti policor ka gjetur edhe substanca narkotike të dyshuar marihuanë.

I njëjti u ndalua në orët e mbrëmjes, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj tij janë iniciuar dy raste: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/