Gazeta Sinjali ka raportuar për gjobitjen që Policia e Kosovës bënte ndaj taksistëve të cilët punonin gjatë orës policore në Komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pronarët e kompanive kanë treguar se përkundër që shoferët i kanë prezantuar zyrtarëve policorë lejen për qarkullim gjatë orës policore, të lëshuar nga shtabi emergjent i kësaj komune, ata janë dënuar me nga 200 euro gjobë.
Pasi që kanë marrë ankesat e tyre, Gazeta Sinjali ka kërkuar një shpjegim nga ana e Policisë së Kosovës për këtë çështje.
Ata kanë thënë se të gjitha këto gjoba që u shqiptuan ndaj taksistëve janë anuluar.
Lidhur me këtë Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me pronarin e kompanisë i cili po ashtu ka thënë se janë informuar nga Policia për anulimin e gjobave.