Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast ndaj personi të infektuar me koronavius, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i infektuari kishte shkelur masën e vetizolimit.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të regullt.
“Raportohet se është iniciuar lënda ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vetizolimit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 14:00 në Graçanicë. /Gazeta Sinjali/