Një person ka njoftuar se disa të dyshuar të panjohur ia kanë vjedhur veturën, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërsa, gjatë hetimeve nga Policia e Kosovës, automjeti është gjetur dhe sekuestruar.
Gjithashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se vetura iu është kthyer pronarit.
Kurse, me vendim të prokurorit, lënda e rastit është iniciuar dhe është nën hetime.
“Skenderaj 04.10.2020 – 03:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura. Gjate hetimeve, automjeti është gjetur dhe sekuestruar nga njësia e trafikut rajonal. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila është nën hetime”, njofton Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/