Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka kryer disa kontrolle në komunën e Ferizajt.
Me këtë rast, ajo ka bastisur shtëpinë dhe pronat e personit me inicialet M.ZH në Kaçanik.
Siç njofton Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar katër armë, dy prej të cilave janë pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
Përveç armëve, gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar nëntë paketime me fishek (180 cop), disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.
Pas intevistimit të të dyshuarit, në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/
Njoftimi i Policisë Rajonale të Ferizajt:
Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj,sot gjatë ditës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Ferizaj,është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit M.ZH.(m/sh/k 31 vjeç) në Kaçanik.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
– Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje.
– Një armë e gjatë e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA, me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-06 Sprg, .me leje valide.
– Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg,
– Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek për të cilën nuk posedon leje,
– Një Pistoletë Beretta , made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide.