Policia e Kosovës, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, sot ka bastisur një automjet, i cili ishte i parkuar në stacion policor, në të cilën ka gjetur dhe ka konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se automjeti ishte sekuestruar më 31 maj të këtij viti në Vërmicë.
“Gjatë bastisjes, me urdhër të gjykatës, në automjetin e personit të dyshimit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, me peshë prej 518 gram”, tha ai.
Osmanollaj tha se pronari i automjetit ishte arrestuar ditën kur është sekuestruar automjeti, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Posedim i substancave narkotike”./Gazeta Sinjali/