image Policia gjen 800 euro në Vushtrri, ia kthen personit që i kishin humbur

Sociale

Policia gjen 800 euro në Vushtrri, ia kthen personit që i kishin humbur

news image

Në orët e mesditës së sotme, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Vushtrri, derisa ishin në detyrë, patrullim në këmbë, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, kanë gjetur një shumë parash prej 800 eurove.

Policia njofton se pas ndërmarrjes së masave hetimore-operativë dhe veprime procedurale, është arritur të identifikohet personi të cilit i kishin humbur paratë.

Pas procedurave të verifikimit, shuma e parave i është dorëzuar personit që i kishin humbur. Qytetari, të cilit i kishin humbur paratë ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur falënderimin e tij për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GazetaSinjali/