Dy persona janë arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se kanë kultivuar kokainë ose kanabis, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë që ngjarja ka ndodhur në fshatin Soponicë të Kaçanikut ku kanë gjetur 14 bimë të kanabis-sativa.
Të dyshuarit janë A.D., (1997, mashkull kosovar) dhe A.D., (2000, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur edhe dy paketime me marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje dhe dy karikatorë pa fishekë.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
PK ka njoftuar se bimët do të shkatërrohen në vendngjarje ndërsa mostra e tyre merren për ekzaminim.