Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sonte ka zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Si rezultat i këtij operacioni, në prangat e policisë ka rënë një person i dyshuar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga zyra e mediave në këtë institucion.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes së datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Sinjali/