Në stacionin e policisë, Qendra në Prishtinë, prej kësaj të hëne, në pozitën e komandantit të stacionit nuk është më Shkelzen Xhafa.
Gazeta Sinjali nga burime të sigurta ka mësuar se në këtë pozitë tashmë është emëruar major, Musli Salihu.
Sipas burimeve, majori Shkelzen Xhafa është transferuar në stacionin policor të Mitrovicës.
Këto ndryshime në pozita, Gazeta Sinjali ka mësuar që janë duke ndodhur në të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës.
Gazeta Sinjali për këto ndryshime gjatë ditës së djeshme ka provuar të kontaktojë edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, por nuk ka qenë i qasshëm./ Gazeta Sinjali/