image Policia e Kosovës zbulon plantacione të mbjellura me kanabis në zonën e Koshares

Siguri

Policia e Kosovës zbulon plantacione të mbjellura me kanabis në zonën e Koshares

news image

Policia e Kosovës sot gjatë patrullimit në zonën e Koshares, ka hasur plantacione të mbjellura me bimë narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për 130 bimë të llojit kanabis sativa, plantacion ky që është djegur nga policia.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra. Rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/