Policia e Kosovës ka vënë nën kontroll edhe rrugët malore në pikën kufitare në Bërnjak, ku serbët për të tretën ditë me radhë janë duke protestuar kundër reciprocitetit me targat që vendosi Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.
Vënia nën kontroll e rrugëve malore bëhet edhe për të parandaluar rrugët alternative të kontrabandës, njofton Klan Kosova.
Çdo hyrje-dalje në këtë pikë kufitare është nën kontroll të Policisë së Kosovës.
Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar.