Policia e Kosovës ka njoftuar se pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë serbe, dje nuk kanë qenë në territorin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu, janë hedhur poshtë të gjitha raportimet se xhandarmëria serbe është futur në fshatin Kikë të komunës së Kamenicës.
Në raportin e Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se njësiti i KFOR-it është takuar me pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë.
“Fsh.Kikë, Kamenicë 05.10.2020-13:20. Njësiti patrullues kufitarë kanë kontaktuar me banorët e fshatit dhe sipas tyre njësitë e KFOR-it janë takuar me pjesëtarë të uniformuar të ushtrisë së Serbisë në piken zero dhe se nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali/