image Policia e Kosovës shkatërron dy parcela me kanabis sativa në Koshare

Siguri

Policia e Kosovës shkatërron dy parcela me kanabis sativa në Koshare

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka shkatërruar dy parcela me bimë narkotike të llojit kanabis sativa në Koshare, raporton Gazeta Sinjali.

“Në një parcelë janë afërsisht 170 fije (copë) dhe në parcelën e dytë janë mbi 75 fije (copë), të gjitha në gjatësi; 2 deri në 3 metra, ndërsa një parcelë tjetër (e tretë) ishte në fazën e përgatitjes për kultivim (gropat e hapura për vazhdim të veprimit për kultivim)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës njofton se nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti-drogë në Gjakovë dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike i janë nënshtrohen procesit të shkatërrimit (djegies).

Sipas kumtesës së policisë, veprimet konkrete janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK), e cila fillimisht kishte bërë inçizimin me dron nga terreni i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Kjo drejtori më pas kishte bërë identifikimin e vendit të inçizuar dhe sot, 4 shtator, njësia e hetimeve rajonale të DRPK Perëndim gjatë implementimit të planit operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikëve dhe kontrabandës 2020” ka gjetur parcelat në fjalë./Gazeta Sinjali/