image Policia e Kosovës pranon donacion nga ShBA-të pajisje për ndihmë në zbulimin e substancave të rrezikshme

Siguri

Policia e Kosovës pranon donacion nga ShBA-të pajisje për ndihmë në zbulimin e substancave të rrezikshme

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, më saktësisht nga INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtori i INL-së, Shawn Waddoups, nënshkruan pranim- dorëzimin e donacionit.

Ky donacion i pranuar sot me pajisje të avancuara dhe shumë të sofistikuara do të mbështetë Policinë e Kosovës në luftimin e shumë dukurive negative në kohë reale si dhe zbulimin dhe praninë e substancave të rrezikshme si eksplozivë dhe lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

 “Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/