image Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e 100 krerë delesh

Siguri

Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e 100 krerë delesh

news image

Sot në kufi është parandaluar kontrabanda me kafshë, saktësisht dele në dy lokacione të ndryshme, njofton Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në të dyja rastet numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele.

“Në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele, dyshohet se kamion me dele ka hyr nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale në vendin tonë”.

“Në rastin e dytë, në ora 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, ne fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues mashkull kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele. Dyshohet se delet përmes rrugëve ilegale kanë hyr nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetent, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku dele u janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

/GazetaSinjali/