image Policia e Kosovës në kërkim të personave që e sulmuan Avdullah Hotin

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës në kërkim të personave që e sulmuan Avdullah Hotin

news image

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personave që e kanë sulmuar me vezë gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

Këtë për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftoj se: me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dal në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme është sulmuar me vezë nga disa persona, të cilët gjatë sulmit kanë thënë se taksa nuk duhet të hiqet.

Në lidhje me sulmin kanë reaguar edhe liderë politikë, të cilët kanë kërkuar që të merren masa ndaj atyre që po paralajmërojnë dhunë ndaj zyrtarëve të qeverisë./Gazeta Sinjali/