image Policia e Kosovës në hall, arratiset edhe një i ndaluar nga seanca gjyqësore

Kosovë

Skandaloze/ Policia e Kosovës në hall, arratiset edhe një i ndaluar nga seanca gjyqësore

news image

Një i ndaluar që ishte dërguar me urdhëresë në seancë gjyqësore është arratisur gjatë ditës së sotme nga Gjykata Themelore e Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë konfirmuar se personi gjatë kohës së pauzës ka arritur të ikën nga qelia, ku kishin qenë duke qëndruar dy persona.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur mesditën e sotme, ndërsa burimet kanë njoftuar se arratisja e tij kishte ndodhur për shkak se ishte thyer dera e qelisë si dhe xhami i një dritare prapa kësaj gjykate.

Sipas asaj që merr vesh Gazeta Sinjali, i ndaluari është ende në arrati dhe Policia e Kosovës vazhdon ta kërkojnë.

Gazeta Sinjali, po ashtu kishte raportuar ekskluzivisht për arratisjen e një të dyshuari nga Stacioni i Policisë në Gjakovë, më 14 nëntor i cili kishte shmangur forcat e rendit./Gazeta Sinjali/