Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke ndihmuar me topa uji për të shuar zjarret që kanë kapluar disa rajone të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një njoftim të policisë thuhet se janë duke asistuar autoritetet relevante për të shuar zjarret në disa rajone të vendit.
“Ekipet policore në kuadër të fushëveprimit të tyre po ofrojnë asistencë relevante tek autoritete kompetente në funksion të parandalimit dhe reduktimit të rasteve të zjarrit që janë raportuar nëpër disa rajone të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, policia ka treguar se do të ndërmarrë masa rigoroze ndaj personave të cilët identifikohen për zjarrvënie.
“Bazuar në ligj po ndërmerren masa aktive për hetimin e rasteve penale që ndërlidhen me zjarrvënien dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, andaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe erëra, si dhe për parandalimin dhe reduktimin e rasteve të tilla me kohë të lajmërojnë policinë apo autoritetet tjera emergjente”, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, më 5 gusht 2021
Zjarrvëniet gjetë kësaj periudhe po paraqesin shqetësim të madh për qytetarët dhe janë me rrezik potencial për jetën dhe pronën në përgjithësi, Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj personave të identifikuar.
Ekipet policore në kuadër të fushëveprimit të tyre po ofrojnë asistencë relevante tek autoritete kompetente në funksion të parandalimit dhe reduktimit të rasteve të zjarrit që janë raportuar nëpër disa rajone të vendit tonë.
Poashtu, bazuar në ligj po ndërmerren masa aktive për hetimin e rasteve penale që nderlidhen me zjarrvënien dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, andaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe erëra, si dhe për paranadalimin dhe reduktimin e rasteve të tilla me kohë të lajmrojnë policinë apo autoritetet tjera emergjente.