Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Serbi, Kozarevit i është refuzuar hyrja në Kosovë duke u përcjellur largimi i tij nga Policia e Kosovës.
“Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa ‘BG’, iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së”, bëhet e ditur në komunikatë.
Për ndalimin e hyrjes së Kozarev në Kosovë ka reaguar pak më parë edhe Qeveria e Serbisë përmes një komunikate për media.
“Njëzet oficerë policie, me pesë automjete, shoqëruan Kozarev në vendkalimin kufitare duke thënë se përfaqësuesit e organeve shtetërore të Serbisë nuk janë të dëshirueshme në zgjedhjet e Kosovës “, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.