image Policia e Kosovës me plan për shoferët që ndalin dhe parkojnë automjetet në vende të ndaluara

Kosovë

Policia e Kosovës me plan për shoferët që ndalin dhe parkojnë automjetet në vende të ndaluara

news image

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka planifikuar të ndërmerr një projekt të quajtur “Mos parko dhe mos ndalo kudo” në komunat e Ferizajt, Kaçanik-ut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky projekt do të implementimet në dy faza. Faza e parë do të jetë për informimin e publikut, ndërsa faza e dytë të jetë implementimi i saj.

“Ky projekt do të  përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale. Projekti do të implementohet në dy faza, ku në fazën e parë (12-14 Nëntor 2019 parashihet  informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt, kurse  prej datës 15.11.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit”.

“Gjatë kësaj periudhe, do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë  në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti  nuk  respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Policia e Kosovës u ka apeluar ngasësve të automejeteve që të respektojnë sigurinë në trafik.

“Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët. Prandaj, apelojmë tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner i jonë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.