image Policia e Kosovës lidh kontratë urgjente për marrjen me qira të makinerive të rënda

Siguri

Policia e Kosovës lidh kontratë urgjente për marrjen me qira të makinerive të rënda

news image

Policia e Kosovës ka nënshkruar të hënë një kontratë e cila e kapë vlerën prej 124 mijë eurove, më kompaninë private All Stone Sh.p.k, me bazë në Obiliq.

Kjo kontratë është nënshkruar për marrjen me qira të makinerive të rënda.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private All Stone Sh.p.k., me bazë në Obiliq, është lidhur përmes një procedure urgjente të prokurimit, bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi.

Mirëpo, në këtë kontratë, nuk tregohet se cilat makineri të renda, do t’i marrë me qira Policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje kanë raportuar edhe mediet serbe, duke provuar të ndjellin frikë mes qytetarëve serbë.

All Stone Sh.p.k. është kompani private e cila vepron në fushën e aktiviteteve minerare. Merret me thyerjen e gurit, ndërkaq si aktivitet sekondar ka tregtinë me shumicë të veshjeve dhe këpucëve.

Kompania, sipas të dhënave publike në ARBK, figuron të merret edhe me demolimin e objekteve, ndërtimin e rrugëve, tuneleve, autostradave, kanalizimeve, aktivitete juridike, instalime elektrike etj.

/GazetaSinjali/