Policia e Kosovës ka larguar mediat që po qëndronin para zyrave të organizatës së veteranëve, që për momentin është duke u mbajtur një aksion nga ana e EULEX-it, raporton Gazeta Sinjali.
Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për momentin ende nuk dihet nëse dikush është arrestuar. /Gazeta Sinjali/