Policia e Kosovës kanë hasur në vështirësi të paparashikuara kur ndaluan dje dy persona, të cilëve deshën t’ua verifikonin dokumentet.
Siç njofton Policia, ata kishin tentuar të iknin, por u arrestuan, ndonëse hasën në rezistencë, si pasojë e së cilës thonë se një zyrtar policor pësoi lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
“Autostradë Veternik-Podujevë 11.06.2020 – 12:31. Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/