Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, katër persona për posedim të lëndëve narkotike.
Në raportin 24 orësh thuhet se janë konfiskuar më shumë se 22 mijë euro, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.
“Janë arrestuar katër meshkuj K/shqiptarë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes se në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/