Njësitë e anti-drogës së Policisë së Kosovës në rajone të ndryshme të vendit kanë vë në pranga disa persona të dyshuar dhe gjatë operacioneve policore kanë konfiskuar rreth 16 kilogramë drogë dhe dëshmi tjera relevante, raporton Gazeta Sinjali.
Sot, Njësia Rajonale e anti-drogës në Prishtinë, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, departamenti i Krimeve të Rënda, ka vazhduar hetimin e rastit të koduar me emrin “Bardhoshi”.
Fillimisht, rreth orës 14:50, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc, kanë ndaluar veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale (A. K.) mirëpo, pasi që zyrtarët policorë i kishin kërkuar atij që të hapte bagazhin e veturës, i njëjti ishte arratisur me veturë.
Ai u kap më vonë nga Policia në Komunën e Graçanicës, për shkak se dyshohet se është përfshirë në një rast të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, së bashku me një F.M., i cili është arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Dy personat e lartcekur me iniciale dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Pas matjeve, substanca narkotike rezulton të jetë me masë 15324.4 gram (pesëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e katër, katër gram) apo 15.324,4 kg.
Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit.
Dëshmitë/provat relevante si në vijim janë konfiskuar gjatë operacionit policor nga njësia e krim teknikës rajonale Gjilanit.
1. 15324.4 gram ( 15 kg e 324.4gr.) lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.
2. Vetura Audi A6, me targa vendore.
3. Vetura VW-Jetta, me targa vendore.
4. 1 Telefon celular
6. 170 Euro
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej.
Operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disaditore në koordinim me organet e drejtësisë gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave (pajisje elektronike) dhe me rastin është marrë Dogana e Kosovës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/