image Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e dy të miturve nga Gjakova që janë të zhdukur që nga qershori

Kosovë

Apel/ Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e dy të miturve nga Gjakova që janë të zhdukur që nga qershori

news image

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është vënë në kërkim të dy të miturve në Gjakovë për të cilët Gazeta Sinjali kishte raportuar ditë më parë.

Yllka Derri dhe Besart Radosta të dytë të mitur janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës që nga qershori i këtij viti.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, Policia ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim të qytetarëve Sipas Policisë, personi viktimë është Yllka (Naim) Derri e lindur me 04.10.2003 nga Gjakova”.

“Ndërkaq personi i dyshuar është, Besart (Blerim) Radosta i lindur me 21.08.2002 nga Gjakova.I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit të Policisë dërguar mediave, me datën 15.06.2019 në orën 09:15 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.

“Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’ dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datën 30.07.2019”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me datën 16.10.2019 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime.

Gjithashtu njoftohet se edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Besart Radosta i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor. Numrat kontaktues: 192- 080019999 (pa pagesë) ose Drejtoria Rajonale e Gjakovës:  045-930-220”, thuhet në njoftim.

Yllka Derri më 14 qershor të këtij viti ishte nisur për në shkollë, ku kishte qenë duke vijuar mësimet në klasën e nëntë. Vetëm dy orë pasi ishte nisur nga shtëpia, babai i Yllkes, Naimi, kishte marrë një thirrje telefonike, raporton Gazeta Sinjali.

Në telefon ishte lajmëruar Blerim Radosta, babai i B.R, 17-vjeçar me të cilin ishte duke qëndruar Yllka. Familjarët kanë treguar për Gazetën Sinjali se Radosta i kishte thënë Naimit se vajza është me djalin e tij.

Lexo lajmin e plotë: