image Policia e Kosovës kërkon 41-vjeçarin nga Klina

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës kërkon 41-vjeçarin nga Klina

news image

Policia e Kosovës në Pejë me aprovimin e Prokurorisë Themelore të Pejës, ka publikuar foton e Mark Colit i lindur më 1978 në Zllakuqan të Klinës me qëllimin e vetëm që të arrestohet nën dyshimin për vjedhje të rëndë, mashtrim dhe kanosjes.

Policia e Kosovës ka kërkuar që ndihmë nga qytetarët që kushdo që ta sheh të dyshuarin të lajmërojë Policinë e Kosovës,.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.