Një vajzë 18-vjeçare nga Gjakova është zhdukur që nga dita e djeshme dhe askush nuk din asgjë për vendndodhjen e saj.
Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, për Gazetën Sinjali ka thënë se 18-vjeçarja është zhdukur dy ditë më parë, ndërsa është lajmëruar rasti në polici nga babai i saj vetëm gjatë ditës së djeshme.
“Me datë, 01.11.2019 në ora 19:30 në stacionin policor Gjakovë, ankuesi respektivisht babai i viktimës ka raportuar vajzën e tij të zhdukur. Familjarët e kanë deklaruar se viktima është larguar nga shtëpia me datë 31.10.2019 në ora 17:30 dhe të njëjtën e kanë kërkuar tek të afërmit e tyre, por nuk kanë arritur të marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e saj”.
“Viktima femër kos/ RAE e moshës 18-vjeçare është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha regjionet policore dhe ato të Policisë kufitare. Rasti po hetohet intensivisht nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka deklaruar Podrimaj./Gazeta Sinjali/.