image Policia e Kosovës jep detaje për kërcënimin dhe ofendimin ndaj djalit të Isa Mustafës

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës jep detaje për kërcënimin dhe ofendimin ndaj djalit të Isa Mustafës

news image

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka marrë një mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook, nga një person i panjohur

Për këtë rast, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku është theksuar se Mustafa e ka lajmëruar rastin në polici.

“Prishtinë, 26.12.2019-15:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se më datë 26.12.2019 rreth orës 23:20 ka pranuar një mesazh kërcënues në profilin e tij privat në rrjetin social Facebook nga një profil me emër mashkulli. Sipas ankuesit i dyshuari e kishte fyer, ofenduar në baza familjare dhe e kishte kërcënuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thekson raporti.

Ndërkaq Mustafa e ka publikuar mesazhin në Facebook. Në mesazh thuhet ndër tjera nga dërguesi se “kom me të kall për së gjalli” e shumë ofendimi tjera banale.

Mirëpo ky mesazh nuk e ka shqetësuar shumë Besnik Mustafën.

“Një prej zagarëve….bile mos u mshefni, nëse keni diçka veç kallëzoni ku doni qysh doni”.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook mban emrin Kryeziu Bekir, e ka mohuar sulmin. Ka thënë se dikush po ia keqpërdorir llogarinë e tij të Facebook-ut.

 “Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir.