image Policia e Kosovës i reagon zyrës së Petkoviqit për kontejnerët e vendosur në Bërnjak

Siguri

Policia e Kosovës i reagon zyrës së Petkoviqit për kontejnerët e vendosur në Bërnjak

news image

Policia e Kosovës i ka reaguar të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me vendosjen e pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Sipas PK-së, ato pajisje dhe kontejnerë janë vendosur aty për t’iu shërbyer zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore.

Më tutje në reagim thuhet se këta policë kanë pasur mungesë të hapësirës dhe kushteve të punës.

Zyrtarët policorë për mbikëqyrje të vijës së gjelbër në këtë zonë, kanë pasur mungesë të hapësirës dhe kushteve të punës, ky dërgim i pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve, do t’iu krijojë hapësira dhe kushte më të mira për punë, do të rrisë efikasitetin në përmbushjen e detyrave dhe parandalimin e kontrabandës. Në vazhdën e luftimit të aktiviteteve kriminale-kontrabandës ditë më parë janë ndërmarrë veprime konkrete në mbyllje të disa rrugëve ilegale që shërbenin për kontrabandë”, thuhet më tutje në reagim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës,  në zbatim të “Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” si dhe në përkrahje dhe mbështetje të personelit policorë me hapësira pune e pajisje logjistike,  sot ka bërë dërgimin e pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve në Bërnjak. Këto pajisje do t’iu shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe realizimin e detyrave të tyre ligjore. 

Zyrtarët policorë për mbikëqyrje të vijës së gjelbër në këtë zonë, kanë pasur mungesë të hapësirës dhe kushteve të punës, ky dërgim i pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve, do t’iu krijojë hapësira dhe kushte më të mira për punë, do të rrisë efikasitetin në përmbushjen e detyrave dhe parandalimin e kontrabandës. Në vazhdën e luftimit të aktiviteteve kriminale-kontrabandës ditë më parë janë ndërmarrë veprime konkrete në mbyllje të disa rrugëve ilegale që shërbenin për kontrabandë.

Këto veprime që kanë të vetmin qëllim ofrimin e kushteve më të mira të punës për zyrtarët policorë të kufirit dhe luftimin e dukurive antiligjore-kontrabandës, nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është interpretuar në mënyrë politike-tendencioze duke e shtrembëruar realitetin për kinse veprime me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë, e që në fakt këto veprime janë realizuar për ofrim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme.

/GazetaSinjali/