Forcat të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm.
Policia ende nuk ka njoftuar për arsyen e këtij “rrethimi”, por pacientët që po trajtohen në atë klinikë kanë thënë se numri i pjesëtarëve të policisë është më i madh se zakonisht.
Në këtë klnikë janë duke u trajtuar personat e infektuar me koronavirus, deri më 3 korrik kanë qenë të hospitalizuar 141 të infektuar./Gazeta Sinjali/