image Policia e Kosovës e konfirmon mega-aksionin "Karaçeva" dhe zgjerimin e lokacioneve

Siguri

Policia e Kosovës e konfirmon mega-aksionin “Karaçeva” dhe zgjerimin e lokacioneve

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali se po vazhdon mega-aksioni policor “Karaçeva”, ku në shënjestër janë dyshuarit për kontrabandë.

Në njoftimin e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës thuhet në orët e para të mëngjesit është ekzekutuar urdhër-kontroll në rajone të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I PËRBASHKËT NGA PROKURORIA THEMELORE NË GJILAN, INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS DHE POLICIA E KOSOVËS

Gjilan, 01 Tetorit 2020, 10:00h– Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhër kontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët. /Gazeta Sinjali/