Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjatë orëve të para të së dielës një person me nënshtetësi të Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Fillimisht për të ishte ankuar një pronar i një lokali në Mitrovicën e Veriut. Pronari ishte ankuar se personi me nënshtetësi të Serbisë, nuk ishte lejuar të futet në lokal për shkak se dyshohet se kishte pasur armë me vete.
I njëjti person pasi është larguar nga ai lokal, ka thyer një lokal tjetër ku është gjetur nga Policia e Kosovës.
Në momentin e arrestimit ai kishte pasur dy thika në duar, me që rast kishte lënduar pronari e lokalit, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. “Kralj Petri”, Mitrovicë Veri 20.10.2019 – 00:39. Ankuesi mashkull K/Serb ka raportuar se i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë kishte shkuar te lokali i tij por nga ai dhe sigurimi nuk ishte lejuar të hyjë brenda lokalit, pasi ai dyshohej se me vete ka pasur armë zjarri dhe e kishin larguar nga ai lokacion.
Pas një kohe njësiti policor në rrugë e kishin takuar të dyshuarin me dy thika në duar i cili kishte thyer xhamat në një lokal tjetër pronë e viktimës mashkull K/Serb ku aty dyshohet se ishte lënduar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë me gaz dhe dy thika, kurse për lëndimet e marra ka marrë tretman mjekësor.
I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit. Pas këndelljes i dyshuari është intervistuar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/