Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.